Shërbime juridike për çështje civile

Shërbime juridike për çështje civile
Njëra nga shërbimet juridike që ofrohet nga zyra ligjore dhe e avokatisë është edhe shërbimi në kuadër të së drejtën civile (e drejta qytetare) përkatësisht çështjet, problematikat dhe rastet e klientëve tanë që hyjnë në kuadër të së drejtës civile. Shërbimi në fjalë përfshinë aspektin ndihmës, interpretimin, përfaqësimin, mbrojtjen dhe këshillëdhënien. Disa nga këto shërbime të listuara si më poshtë:
 
 
1.      Përfaqësimi në të gjitha çështjet e procedurës civile.
2.      Përfaqësim në procedurë kontestimore.
3.      Përfaqësim në procedurë jashtëkontestimore.
4.      Zgjidhje sipas normave ligjore të problemeve dhe mosmarrëveshjeve martesore (divorcet etj).
5.      Rregullim i marrëdhënieve në pajtueshmëri me ligjin midis personave fizik dhe juridik.
6.      Çështjet që lidhen më patundshmëri dhe pronësi.
1.      E drejta trashëgimore, e drejta  detyrimore.
2.      E drejta familjare dhe çështjet familjare (e drejta e atësisë, amësisë etj).
3.      Marrëdhëniet pasurore midis bashkëshortëve.
7.      Kontestet në procedurë përmbarimore.
8.      Marrëdhëniet jashtëkontraktore (ujditë jashtëgjyqësore).
9.      Propozimin për masat e përkohshme siguruese në lidhje me kërkesëpadinë.
10. Këshillimi në procesin e njohjes dhe përmbarimit të vendimeve të gjykatave të huaja në vendin tonë.
11.  Tjera (klienti e shpjegon rastin e tij, bashkërisht e analizojmë situatën dhe nxjerrim konkluzionet relevante dhe ecurinë e zgjidhjes së problemit në lidhje më të drejtën civile).
 
Në kuadër të së drejtës penale, mbrohen edhe disa marrëdhënie apo çështje edhe nga e drejta civile. Kështu në një varg të inkriminimeve mbrohet pasuria shtetërore dhe private, ushtrohet mbrojtje nga mashtrimet me rastin e shitblerjes, më pas si vepër penale parashihet edhe dëmtimi i kreditorëve, keqpërdorimi i autorizimit në ekonomi si dhe lidhjet kontraktuale në dëm të organizatës ekonomike etj.
 
Në këtë lidhmëni nocionesh apo problematikash hynë edhe nocioni i pronës apo problemet me prona, pastaj problemet me pasuri, marrja apo përvetësimi i sendit apo pasurisë së huaj etj, në disa raste, për të njëjtën vepër të ndaluar aplikohen sanksione civile dhe penale, dhe në këtë rast shprehet mbrojtja e dyfishtë juridike.
 
Prandaj, për të gjitha këto probleme që mund t’i keni, ne do t’i analizojmë dhe do t’i interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme duke respektuar gjithnjë kodin etik dhe legjislativ, dhe duke e vënë të drejtën e klientit dhe interesin e tij në rend të parë.